Rekord i zi, 1,128 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, 11 prej tyre në Suharekë

13.08.2021

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 6,784 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 1,128 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë […]

Rekord i zi, 1,128 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, 11 prej tyre në Suharekë Foto: Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 6,784 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 1,128 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes nga ky virus. Rastet e vdekjes janë nga këto komuna: Gjilan (2) dhe Gjakovë (1).

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 206, Gjilan 128, Ferizaj 117, Gjakovë 107, Pejë 88, Prizren 84, Mitrovicë 59, Klinë 56, Fushë Kosovë 43, Rahovec 31, Viti 26, Kamenicë 24, Gllogoc 21, Podujevë 17, Vushtrri 16, Lipjan 16, Kaçanik 13, Istog 13, Suharekë 11, Shtime 11, Obiliq 9, Malishevë 8, Deçan 7, Dragash 4, Hani i Elezit 4, Junik 3, Skenderaj 2, Kllokot 2, Shtërpcë 2.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 46 qytetarë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 106,009.

Të shëruarit nga COVID-19 janë nga këto komuna: Prishtinë 19, Mitrovicë 5, Obiliq 4, Ferizaj 4, Gjilan 3, Pejë 2, Deçan 2, Viti 2, Dragash 1, Prizren 1, Istog 1, Suharekë 1, Gllogoc 1.

Numri total i rasteve pozitive është 113,781 raste prej 953,794 personave të dyshimtë për virusin SARS CoV-2 pozitiv dhe 2,279 raste të vdekjes.