Rekord i “bardhë” për Suharekën, Rrakaqi: Ka rënie të numrit të familjeve që marrin asistencë sociale

08.09.2023

Pamundësia për punësim dhe kushtet e vështira ekonomike shumë herë janë pengesa dhe shqetësime për një jetesë të mirë, andaj shumë familje kosovare detyrohen që të kërkojnë ndihmë nga shteti, në mënyrë që t’ia dalin sado pak. E këtë ndihmë familjet në nevojë e marrin përmes Qendrave për Punë Sociale. Natyrisht që familje të tilla […]

Rekord i “bardhë” për Suharekën, Rrakaqi: Ka rënie të numrit të familjeve që marrin asistencë sociale

Pamundësia për punësim dhe kushtet e vështira ekonomike shumë herë janë pengesa dhe shqetësime për një jetesë të mirë, andaj shumë familje kosovare detyrohen që të kërkojnë ndihmë nga shteti, në mënyrë që t’ia dalin sado pak.

E këtë ndihmë familjet në nevojë e marrin përmes Qendrave për Punë Sociale. Natyrisht që familje të tilla si në të gjithë komunat e Kosovës ka edhe në atë të Suharekës.

Në një intervistë për SuharekaOnline, Drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Suharekë, Sami Rrakaqi, ka bërë të ditur se gjatë tre muajve të fundit (qershor, korrik dhe gusht), numri i familjeve që kanë përfituar asistencë sociale nga shteti ka shënuar rënie, krahasuar me muajt e kaluar të këtij viti.

Rrakaqi bën të ditur se në qershor të 2023-ës, në QPS-Suharekë janë regjistruar 416 familje me 1.811 anëtar kanë përfituar asistencë sociale, në muajin korrik të po të njëjtit vit ai tregon se numri ka rënë në 410 familje me 1.780 anëtar, ndërsa në gusht 2023, numri i familjeve që kanë përfituar asistencë sociale ka qenë 397 me 1.730 anëtar.

Krahas rënies së numrit të familjeve të kësaj kategorie, Rrakaqi për SuharekaOnline ka bërë të ditur se ka pasur kërkesa të reja për të përfituar asistencë sociale, ai tregon se sipas statstikave të QPS-Suharekë nga fillimi i këtij viti e deri më tani, institucioni që ai drejton ka regjistruar 10 kërkesa për asistencë sociale, prej tyre 7 janë regjistruar në muajin qershor 2023.

Sipas të dhënave që posedon SuharekaOnline, bëhet e ditur se sa i përketë familjeve në nevojë që përfitojnë nga asistenca sociale, muaji gusht ka shënuar rekord të “bardhë”, pasi që është muaji në të cilin janë regjistruar më së paku familje të cilat kanë kushte jo të mira ekonomike.

Më poshtë SuharekaOnline ka punuar një tabelë në të cilën është paraqitur numri i familjeve që kanë përfituar asistencë sociale nga shteti.

Muaji/VitiNumri i familjeve që kanë përfituar asistencë sociale në Komunën e Suharekës
Janar/2023434
Shkurt/2023442
Mars/2023431
Prill/2023424
Maj/2023420
Qershor/2023416
Korrik/2023410
Gusht/2023397

Drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Suharekë, Sami Rrakaqi ka thënë për SuharekaOnline se ai dhe institucioni të cilin ai e drejton janë duke punuar me të gjitha kapacitetet dhe janë në shërbim të qytetarëve., për të gjitha kategoritë duke iu ofruar shërbime në formë profesionale për zgjidhjen e problemeve të ndryshme që iu ndodhin atyre.

Etiketat

Ofertat e fundit