Reshjet e vazhdueshme të shiut, kjo është gjendja e rrugëve në Suharekë

21.11.2022

Reshjet e vazhdueshme të shiut të cilat janë parashikuar nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës kanë shkaktuar dëme të mëdha në disa komuna të Kosovës. Reshje të shiut të cilat kanë filluar nga mbrëmja e së shtunës e që po vazhdojnë ende, ka edhe në Komunën e Suharekës. Gjatë ditës së dielë SuharekaOnline ka biseduar me […]

Reshjet e vazhdueshme të shiut, kjo është gjendja e rrugëve në Suharekë Foto: Ilustrim

Reshjet e vazhdueshme të shiut të cilat janë parashikuar nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës kanë shkaktuar dëme të mëdha në disa komuna të Kosovës.

Reshje të shiut të cilat kanë filluar nga mbrëmja e së shtunës e që po vazhdojnë ende, ka edhe në Komunën e Suharekës.

Gjatë ditës së dielë SuharekaOnline ka biseduar me Drejtorin e Shërbimeve Publike në Komunën e Suharekës, Enver Shabanin, i cili ka thënë se në komunën tonë sa i përketë reshjeve të vazhdueshme të shiut sitata është stabile dhe se nuk ka ndonjë problem.

Shabani poashtu ka theksuar se Drejtoria e Shërbimeve në Suharekë në bashkëpunim me zjarrfikësat dhe policinë në Suharekë janë të gatshëm që të ndihmojnë qytetarët në rast se situata përkeqësohet.

Gjatë ditës së hëne ekipi i SuharekaOnline ka dal në teren për të parë situatën nga afër në Qytetin e Suharekës, ku edhe pse ka reshje të vazhdueshme të shiut situata është e qetë dhe se nuk ka ndonjë vëshitrësi për të kaluar në rrugët e qytetit.

Ekipi i SuharekaOnline ka realizuar fotografi nga Qyteti i Suharekës në të cilat paraqitet gjendja aktuale e rrugëve të cilat janë lehtë të kalueshme.