Reagon Sindikata e Policisë: Suspendimi i policëve në Suharekë ishte i padrejtë
I padrejtë sipas sindikatës është edhe inicimi i procedurave të brendshme disiplinore ndaj pesë zyrtarëve të tjerë policorë lidhur me këtë rast. “Me këtë rast, Sindikata e Policisë së Kosovës, kërkon nga të gjitha organet e hetimeve që të mos ndikohen nga askush dhe as nga mediat për të ulur kredibilitetin e Policisë së Kosovës”, […]
I padrejtë sipas sindikatës është edhe inicimi i procedurave të brendshme disiplinore ndaj pesë zyrtarëve të tjerë policorë lidhur me këtë rast.
“Me këtë rast, Sindikata e Policisë së Kosovës, kërkon nga të gjitha organet e hetimeve që të mos ndikohen nga askush dhe as nga mediat për të ulur kredibilitetin e Policisë së Kosovës”, thuhet në reagimin e sindikatës.
Sipas tyre, PK është institucioni i vetëm që bënë sigurinë e të gjithëve dhe “nëse vazhdohet kështu atëherë nuk na mbetet tjetër vetëm të protestojmë kundër padrejtësive që po na bëhen!”.
“Sindikata e Policisë së Kosovës do qëndroj në mbrojtje të të gjithë pjesëtarëve të policisë edhe juridikisht duke monitoruar çdo hetim ndaj tyre!”.
Reagimi i plotë i Sindikatës së Policisë së Kosovës:
Policia e Kosovës nuk ka qenë, nuk është dhe nuk do jet asnjëherë kundër fjalë së lirë.
Policia e Kosovës gjithmonë vepron konform udhëzimeve ligjore duke mbrojtur dhe siguruar ambientë të qetë e të sigurt për të gjithë.
Sot me datë 03.02.2022, Policia e Kosovës e Rajonit të Prizrenit gjatë realizimit të një plani operativ, në asistencë të AKP-së, kanë arrestuar një person i cili nuk ka zbatuar urdhërat e zyrtarëve policor për të liruar ambientin ku vepronin.
Pas këtyre veprimeve ligjore, duke qenë në zbatim të urdhërave operativ, padrejtësisht suspendohen dy zyrtarë policor dhe inicohet procedurë disiplinore ndaj pesë zyrtarëve tjerë.
Me këtë rast, Sindikata e Policisë së Kosovës, kërkon nga të gjitha organet e hetimeve që të mos ndikohen nga askush dhe as nga mediat për të ulur kredibilitetin e Policisë së Kosovës.
Policia e Kosovës është institucioni i vetëm që bënë sigurinë e të gjithëve dhe nëse vazhdohet kështu atëherë nuk na mbetet tjetër vetëm të protestojmë kundër padrejtësive që po na bëhen!
Sindikata e Policisë së Kosovës do qëndroj në mbrojtje të të gjithë pjesëtarëve të policisë edhe juridikisht duke monitoruar çdo hetim ndaj tyre!
Me respekt:
Sindikata e Policisë së Kosovës