Reagon PDK e Suharekës, situata e krijuar të mos keqpërdoret për poena politik

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Suharekë, përmes një komunikate dërguar mediave, ka bërë të ditur se si parti është thellësishtë e prekur me dëmet e shkaktuara nga reshjet e shiut dhe se shprehin keqardhje për të gjitha familjet e prekura nga këto vërshime.

Gjithashtu PDK ka kërkuar nga partitë politike në Suharekë që situatën e krijuar mos ta përdorin për poena politik por të gjithë qytetarët të trajtohen të barabartë dhe në mënyrë dinjitoze.

“Partia Demokratike e Kosovës Dega në Therandë, është thellësishtë e prekur me dëmet e shkaktuara nga reshjet e shiut në Komunën e Therandës dhe në pjesë të tjera të vendit.

Ne jemi duke e përcjellur nga afër gjendjen e krijuar nga kjo fatkeqësi natyrore dhe shprehim keqardhje për të gjitha familjet e prekura nga këto vërshime.

I bëjmë thirrje Institucioneve lokale dhe qëndrore, që të jenë në krye të detyrës dhe të jenë afër secilës familje për t’i përballuar dëmet e shkaktuara nga reshjet e shumta ditëve të fundit.

Po ashtu kërkojmë nga subjektet politike që qeverisin dhe kanë qeverisur më parë me Komunën e Therandës, të mos e keqpërdorin këtë situatë për poena politik, por të gjithë qytetarët e prekur nga kjo situatë të trajtohen në mënyrë dinjitoze dhe të barabartë.

Ne si subjekt politik kërkojmë, që sa më shpejtë të bëhet vlerësimi i dëmeve dhe të sigurohet kompensimi për familjet e prekura, si dhe shprehim gatishmërinë tonë që të japim kontributin me ekspertë të lëmive përkatëse” thuhet në komunikatën e PDK-së dega në Suharekë.

RAPORTO