Reagon LVV dega në Suharekë: Arrestimet e zyrtarëve të LDK-së në Istog duhet të vazhdonin me arrestime të zyrtarëve të AAK-së në Suharekë

12.10.2020

Lëvizja Vetëvendosje dega në Suharekë ka reaguar përmes një postimi në faqen zyrtare në facebook lidhur me ndërtimin e shtegut të ecjës dhe 10 parqeve në Komunën e Suharekës. Ku sipas tyre kontrata nga Organi Shqyrtues i Prokurorimit, “Ndërtimi i shtegut të ecjës dhe 10 parqeve në Komunë”, firma “Visar Kuçi” është shpallur e papërgjegjshme […]

Reagon LVV dega në Suharekë: Arrestimet e zyrtarëve të LDK-së në Istog duhet të vazhdonin me arrestime të zyrtarëve të AAK-së në Suharekë Foto: Ilustrim

Lëvizja Vetëvendosje dega në Suharekë ka reaguar përmes një postimi në faqen zyrtare në facebook lidhur me ndërtimin e shtegut të ecjës dhe 10 parqeve në Komunën e Suharekës.

Ku sipas tyre kontrata nga Organi Shqyrtues i Prokurorimit, “Ndërtimi i shtegut të ecjës dhe 10 parqeve në Komunë”, firma “Visar Kuçi” është shpallur e papërgjegjshme duke mos i plotësuar 10 kritere të kontratës.

Postimi i plotë:

Të premten do të duhej të përfundonin në burg edhe disa zyrtarë të Komunës së Therandës.

Për kontratën “Ndërtimi i shtegut të ecjes dhe 10 parqeve në Komunë”, nga Organi Shqyrtues i Prokurimit firma “Visar Kuçi B.I” është shpallur e papërgjegjshme duke u konstatuar mbi 10 kritere të mos plotësuara.

Përkundër vendimit të OSHP-së, Komuna e Therandës përsëri e ka shpallur fitues këtë firmë të papërgjegjshme, e cila ‘dejure’ është në pronësi të një militanti të AAK-së, por nuk përjashtohet mundësia që ‘defakto’ të jetë në pronësi të kryetarit Bali Muharremaj.

Andaj, do të duhej që arrestimet e zyrtarëve të LDK-së nga Komuna e Istogut, të vazhdonin me arrestime të zyrtarëve të AAK-së nga Komuna e Therandës, e jo vetëm…!

Kujtojmë se Komuna e Suharekës në qershor të këtij viti kishte filluar procedurat tenderuese për ndërtimin e shtegut të ecjes dhe 10 parqeve në fshatrat e Komunës.

Në tenderin e hapur kishin konkuruar 10 kompani edhe nga autoriteti kontraktues me tenderin në vlerë prej 234,324.10 € ishte shpërblyer Visar Kuqi B.I që ishte operatori i tretë më i lirë, shkruan SuharekaOnline.

Me këtë vlerësim nuk ishin pajtuar dy grupe të operatorëve ekonomik, TRIANGLE SH.P.K. & Globi – M.I., EURO-GROUP SH.P.K. dhe Vehbi Mamaj B.I. të cilët kanë kërkuar rivlerësim, mirëpo Komuna e Suharekës kishte refuzuar kërkesën e tyre për rishqyrtim.

Por ankesën e operatorëve ekonomik TRIANGLE SH.P.K. & Globi – M.I. e kishte aprovuar OSHP, ku më 25 gusht 2020 Zyra e Prokurimit në Komunën e Suharekës ka vendosur që të pezullojë aktivitetin tenderues.