Më datën 14 qershor në Suharekë është konfirmuar edhe rasti i ri pozitiv me covid-19 në Suharekë.

Për të parandaluar përhapjen e covid-19 Qendra Rajonale e Shëndetësisë Publike në Prizren ka hulumtuar dhe gjurmuar kontakte të pacientëve nga rajoni i Prizrenit.

Në një prononcim për SuharekaOnline drejtori i QRSHP-së në Prizren, Dr.Fadil Kryeziu, ka bërë të ditur se rasti i sotëm në Suharekë është rast kontakti me pacient nga Mamusha.

Komuna e Suharekës tashmë ka 39 qytetar të prekur me covid-19.