Rastet që i raportoi Policia e Suharekës për një muaj: 12 vjedhje, mbi 10 aksidente…

16.06.2021

Policia e Kosovës krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, vijojnë kontrollet në të gjithë vendin. Po ashtu tashmë që më shumë se një vit po bëjnë monitorimin e zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Policia e Kosovës në Suharekë ka raportuar për muajin maj rastet që […]

Rastet që i raportoi Policia e Suharekës për një muaj: 12 vjedhje, mbi 10 aksidente… Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, vijojnë kontrollet në të gjithë vendin.

Po ashtu tashmë që më shumë se një vit po bëjnë monitorimin e zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Policia e Kosovës në Suharekë ka raportuar për muajin maj rastet që kanë ndodhur duke filluar nga aksidentet trafiku e vjedhje.

Në dy takimet e sigurisë lokale, e udhëhequr nga nënkryetarja e Komunës së Suharekës, Mihrije Suka, Komandanti i Policisë në Suharekë, kapiteni Afrim Sylaj ka raportuar për rastet që kanë ndodhur gjatë javëve të muajit maj.

Gjatë muajit që lamë pas në Komunën e Suharekës kanë ndodhur: 15 aksidente, 12 vjedhje, 11 kanosje, 5 raste të lëndimeve trupore, 4 raste të dhunës në familje, 1 rast i fotografimit të paautorizuar, 1 rast i blerjes së gjësendeve të vjedhura, 11 raste të dëmtimit të pronës, 1 rast i armëmbajtjes pa leje, 1 mbajtje e mjetit të ftohtë (thikë), 1 rast i gjetjes së mjeteve të pashpërthyera, 1 rast i përdorimit të narkotikëve, 1 rast i ngacmimit, 2 raste të shpërthimit të zjarrit, 1 rast i lëndimit aksidental dhe 1 rast i lajmërimit të rrejshëm, 1 shpërdorim i pasurisë, 2 mashtrime dhe 1 keqtrajtim i detyrës.

Poashtu gjatë kësaj periudhe kohore Policia e Suharekës ka gjobitur 467 qytetarë për mosrespektim të masave anti-COVID si dhe 468 tiketa për kundërvajtje në trafik./SuharekaOnline/