Rastet pozitive me Covid-19 janë nga Suhareka dhe këto fshatra

25.11.2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se brenda 24 ore janë kryer 1,651 testime prej të cilave 704 kanë rezultuar pozitive me Covid-19. IKSHPK-ja njofton se brenda 24 orëve të fundit në Komunën e Suharekës janë identifikuar 17 raste të reja, njofton SuharekaOnline. Vendbanimet e rasteve të sotme janë nga këto vendbanime: Suharekë […]

Rastet pozitive me Covid-19 janë nga Suhareka dhe këto fshatra Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se brenda 24 ore janë kryer 1,651 testime prej të cilave 704 kanë rezultuar pozitive me Covid-19.

IKSHPK-ja njofton se brenda 24 orëve të fundit në Komunën e Suharekës janë identifikuar 17 raste të reja, njofton SuharekaOnline.

Vendbanimet e rasteve të sotme janë nga këto vendbanime: Suharekë (5), Gelancë (4), Bllacë (2), Mushtisht (1), Peqan (1), Savrovë (1), Shirokë (1), Studençan (1) dhe Tërrnje (1).

Gjithashtu sipas IKSHPK-së nga COVID-19 janë shënuar edhe 9 raste të vdekjes në mesin e tyre edhe një 78 vjeçar nga Suhareka.