Rastet aktive me Covid-19, Suhareka vetëm me 2 të infektuar

Derisa numri i përgjithshëm i të prekurve me coronavirus në Kosovë ka shkuar në 927 persona, ndërsa 29 prej tyre nuk kanë mundur t’i mbijetojnë pandemisë.

Deri më tani të shëruar plotësisht raportohen 671 persona, ndërsa raste aktive mbesin ende 227.

Komuna e Prizrenit prinë me rastet aktive, ndërsa në mbi 10 komuna të Kosovës nuk ka më raste aktive me coronavirus.

Më poshtë u sjellim të dhënat për pjesën dërmuese të komunave të Kosovës sa i përket numrit të rasteve aktive më coronavirus.

Prizren – 50

Gjilan  – 26

Rahovec – 24

Mitrovica Jugore – 19

Mitrovica e Veriut – 11

Vushtrri – 11

Prishtinë – 10

Ferizaj – 6

Kamenicë – 5

Suharekë – 2

Malishevë – 3

Kaçanik – 3

Zveçan – 3

Shtime – 2

Lipjan – 2

Istog – 2

Deçan – 2

Fushë Kosovë – 1

Gjakovë – 0

Skenderaj – 0

Drenas – 0

Dragash – 0

Podujevë – 0

Viti – 0

Hani Elezit – 0

Klinë – 0

Edhe Komuna e Pejës vazhdon të ketë një numër të konsiderueshëm të rasteve aktive por që nuk janë arritur të sigurohen të dhënat e sakta.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.