Kryetari i degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Suharekë, Ramë Vataj gjatë ditës në 20 vjetorin e rënies ka nderuar dëshmorët Fetah Gega dhe Xhavit Bajraktari.
I shoqëruar nga bashkëluftëtarë dhe qytetarë të Suharekës Vataj ka bërë homazhe te Parku i Dëshmorëve në Suharekë.
Sakrifica e dëshmorëve si Fetah Gega dhe Xhavit Bajraktari për lirinë e Kosovës do të kujtohet e nderohet gjithnjë, sepse falë asaj sakrifice, ne sot gëzojmë shtetin tonë.
Fetah Gega kishte ardhur nga Sllovenia në Kosovë dhe ishte inkuadruar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,“ në Anadrin.
Në pranverë të vitit i998, Fetah Gega, llaz Kadolli, Xhavit Bajraktari, Mehmet Bala dhe disa luftëtarë të tjerë, formojnë njësitin ushtarak “Çeliku 50”, në fshatin Dobërdelan.