“Qyteti i luleve”, Suhareka merr grant afër gjysmë milioni për mjedis të pastër

25.11.2021

Plot 470 mijë euro është vlera e grantit të përfituar për mjedis të pastër. Njoftimi është dhënë nga kreu i komunës, Bali Muharremaj, ndërsa çmimin e ka pranuar nënkryetarja e komunës, Mihrije Suka. Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka thënë se edhe kësaj radhe komuna jonë është dalluar sa i përket ambientit dhe […]

Plot 470 mijë euro është vlera e grantit të përfituar për mjedis të pastër.

Njoftimi është dhënë nga kreu i komunës, Bali Muharremaj, ndërsa çmimin e ka pranuar nënkryetarja e komunës, Mihrije Suka.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka thënë se edhe kësaj radhe komuna jonë është dalluar sa i përket ambientit dhe mjedisit të pastër.

Njoftimi i plotë i Muharremajt:

469.593,00 euro për Mjedis të pastër.

Komuna e Suharekës, sot ka përfituar grantin prej 469.593,00 euro të cilin sot e ka pranuar nënkryetarja Mihrije Suka.

Ky grant është për performancë komunale për Mjedisë të pastër.

Pra, edhe kësaj radhe Komuna e Suharekës është dalluar sa i përket ambientit dhe mjedisit të pastër.