Qytetari dhuron shporta donacion për Komunën e Suharekës

14.05.2021

Komuna e Suharekës ka pranuar një donacion të shportave për hudhjen e mbeturinave nga një qytetar. Kështu ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, i cili ndër tjerash ka thënë se vlera e këtij donacioni ka kuptim nëse i ruajmë dhe nuk dëmtohen. “Dr.Shefket Kuçi nga buxheti familjar, ka dhënë një […]

Qytetari dhuron shporta donacion për Komunën e Suharekës Foto: Ilustrim

Komuna e Suharekës ka pranuar një donacion të shportave për hudhjen e mbeturinave nga një qytetar.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, i cili ndër tjerash ka thënë se vlera e këtij donacioni ka kuptim nëse i ruajmë dhe nuk dëmtohen.

“Dr.Shefket Kuçi nga buxheti familjar, ka dhënë një donacion të vlefshëm për qytetin.

Janë shportat për hudhjen e mbeturinave, të cilat janë vendosur kryesisht në Sheshin e Qytetit.

Ky gjest human ndikon në ruajtjen dhe mbrojtjen e ambientit. Natyrisht vlera e kësaj, ka kuptim nëse i ruajmë dhe nuk dëmtohen.

Jam falenderues dhe mirënjohës për këtë veprim, i cili respekton qytetarët dhe avanson angazhimin human të vendit tonë” ka njoftuar Muharremaj.