Qytetarët mund të kthehen në Suharekë më së largu sot deri në ora 17:00

Komuna e Suharekës në orët e vona të mbrëmjes është shpallë karantinë nga Ministria e Shëndetësisë pas 1 rastit të ri me koronavirus dje.

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook ka njoftuar se qytetarët e Suharekës që urdhri i ri i MSH’së i ka zënë larg shtëpisë së tyre do të mund të kthehen sot deri në orën 17:00.

Njoftimi i plotë i Kryetarit Muharremaj:

Të nderuar qytetarë,

Siç jeni njoftuar, mbrëmë është vendosur karantinimi i Komunës së Suharekës.

Të gjithë banorët të cilët ndodhen jashtë Komunës së Suharekës, e kanë mundësinë të kthehen më së largu sot (12 prill), deri në ora 17:00.

RAPORTO