Qytetarët e Suharekës që kanë pasur termin dje për vaksinim kundër COVID-19, nga sot mund ta marrin atë

Qytetarët e Suharekës që kanë pasur termin dje për vaksinim kundër COVID-19, nga sot mund ta marrin atë
Taulant Krasniqi

21.07.2021 / Suhareka

Gjatë ditës së hënë Qendra e Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Suharekë ka njoftuar të gjithë qytetarët të cilët kanë lënë termin për t’u vaksinuar me datën 20 korrik, se terminet e tyre do të shtyhen për një ditë më vonë, pra për ditën e sotme (21 korrik) për shkak të festës së Kurban Bajramit.

Pra, qytetarët që kanë pasur termine për ditën e martë, dozat e dyta të vaksinave do të kenë mundësi t’i marrin ditën e mërkurë, sipas intervaleve kohore të përcaktuara në terminet e tyre dhe në të njëjtat Qendra të vaksinimit ku i kanë marrë edhe dozat e para.

“Menaxhmenti i QKMF-së në Suharekë informon qytetarët se me datë 20.07.2021 nuk punohet me dhënien e vaksinave për nder të festës së Kurban Bajramit dhe lut të gjithë qytetarët të cilët kanë termin për dozën e dytë në këtë datë, të lajmërohen në ditët e ardhshme për rivaksinim, përjashtuar vikendet”, thuhej në njoftim.

LEXO EDHE:  Zjarre, aksidente trafiku, vjedhje - krejt çka ndodhi brenda dy jave në Suharekë

LAMI Palace – Bëhuni pjesë e ambientit mbretëror duke shijuar çdo detaj!

LAMI Palace një vend i veçantë i ndërtuar dhe dizajnuar me një shije të rrallë dhe unike ofron momente të...

Lexo më shumë

Të fundit