Suhareka

QMF e fshatit Gjinoc, shërbimet shëndetësore me përkushtim dhe profesionalizëm

Ilustrim

Qendra e Mjekësisë Familjare, në fshatin Gjinoc, sot është vizituar nga kryetari i Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj, i cili ka parë nga afër se si kalohet një ditë pune në këtë ambulancë.

Ekipa mjekësore e kësaj qendre, e kanë informuar kryetarin Muharremaj për ecurinë e punës, duke e informuar kryetarin se shërbimet në këtë ambulancë kryhen me profesionalizmëm.

Stafi i QMF-së në Gjinoc, e kanë falënderuar kryetarin Muharremaj për vizitën dhe për përkujdesje ndaj qytetarëve të këtij fshati. Kryetari, ka takuar edhe pacientë të rastit, duku i’u uruar shëndet të mirë.

Dhe gjatë viztës ai është shprehur: “Në QMF-në e fshatit Gjinoc, shërbimet shëndetësore ju ofrohen qytetarëve me përkushtim dhe profesionalizëm”.

Po ashtu Kryetari Muharremaj ka premtuar se do të mundohet që ti avansojë këto shërbime, duke treguar se jemi të vëmendshëm që gjithçka të funksionoj mirë.