QKMF-Suharekë thotë se ka mjaftueshëm termine të lira për vaksinim antiCOVID

22.10.2021

Nga QKMF kanë thënë se tashmë veçse po shihet që numri i rasteve me COVID-19 ka rënë, gjë që është në favor të të gjithëve. Po ashtu, ata kanë theksuar se meritat për këtë rënie i mbajnë qytetarë, duke respektuar rekomandimet, e mbi të gjitha duke u vaksinuar. Gjithashtu, kanë shtuar se sistemi elektronik tregoi […]

QKMF-Suharekë thotë se ka mjaftueshëm termine të lira për vaksinim antiCOVID Foto: Ilustrim

Nga QKMF kanë thënë se tashmë veçse po shihet që numri i rasteve me COVID-19 ka rënë, gjë që është në favor të të gjithëve. Po ashtu, ata kanë theksuar se meritat për këtë rënie i mbajnë qytetarë, duke respektuar rekomandimet, e mbi të gjitha duke u vaksinuar.

Gjithashtu, kanë shtuar se sistemi elektronik tregoi një numër enorm të vaksinimit në Komunën e Suharekës, mbi 54 mijë vaksina të administruara.

“E këtë javë ajo që po bie në sy është se ka mjaftushëm termine të lira ditëve në vazhdim. Rënia e numrit tregoi që vaksinimi është e vetmja rrugëdalje nga pandemia COVID-19”, thuhet në njoftimin e QKMF-Suharekë.

Njoftimi i plotë i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) – Suharekë:

Apel për qytetarë rreth termineve të lira në vaksinim!

Qytetarë të dashur, veçse po shihet që numri i rasteve me Covid-19 ka rënë, gjë që është në favor të të gjithëve. Meritat për këtë rënie i mbani ju, duke respektuar rekomandimet, e mbi të gjitha duke u vaksinuar.

Sistemi elektronik tregoi një numër enorm të vaksinimit në komunën tonë, mbi 54 mijë vaksina të administruara…

E këtë javë ajo që po bie në sy është se ka mjaftushëm TERMINE TË LIRA ditëve në vazhdim.

Rënia e numrit tregoi që VAKSINIMI është e vetmja rrugëdalje nga pandemia COVID-19.

VAKSINOHUNI! MBRONI VETEN DHE MË TË DASHURIT TUAJ!