QKMF-Suharekë emërohet me emrin ‘Rexhep Kuçi’

30.03.2021

Në seancën e 12 të rregullt Asamblesë Komunale në Suharekë, e cila është mbajtur në dhjetor të vitit të kaluar, në fjalën e tij kryetari Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka propozuar që QKMF në Suharekë të mbajë emrin e ish-nënkryetarit, Rexhep Kuçi. Këtë propozim i pari i komunës e ka mbështetur në kontributin e […]

QKMF-Suharekë emërohet me emrin ‘Rexhep Kuçi’ Foto: Ilustrim

Në seancën e 12 të rregullt Asamblesë Komunale në Suharekë, e cila është mbajtur në dhjetor të vitit të kaluar, në fjalën e tij kryetari Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka propozuar që QKMF në Suharekë të mbajë emrin e ish-nënkryetarit, Rexhep Kuçi.

Këtë propozim i pari i komunës e ka mbështetur në kontributin e madh që ka dhënë Kuçi për shumë dekada ku përveç në Shoqatën Humanitare “Nëna Terezë”, ai pati angazhim të madh edhe në HANDIKOS, duke krijuar dhe ndërtuar një kulturë që secili aktivitet të respektonte edhe personat me nevoja të veçanta.

Ndërsa, gjatë ditës së martë në seancën e 3 të rregullt të Asamblesë Komunale në Suharekë për këtë vit, është mbështetur propozimi i Muharremajt, ku edhe është vendosur që Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Suharekë të emërohet ”Rexhep Kuçi”, shkruan SuharekaOnline.

Ky propozim i Muharremajt është votuar në mbledhjen e 3 të Asamblenës Komunale në Suharekë me një abstenim nga asambleistja e LDK-së, Bulëza Kuçi, e cila në fjalën e saj ndër tjerash ka falenderuar kryetarin dhe tha se si familjarë nga ky vendim ndihen të nderuar.

Rikujtojmë se Rexhep Kuçi pas infektimit me COVID-19, ka ndërruar jetë më 16 dhjetor të vitit 2020.