QKMF-Suharekë: Deri tani 13 mijë e 909 qytetarë janë vaksinuar kundër COVID-19

26.07.2021

Është duke vazhduar procesi i vaksinimit kundër COVID-19 për qytetarët e Republikës së Kosovës. Njëashtu ky proces po vazhdon edhe në Komunën e Suharekës, përkatësisht në sallën sportive të Gjimnazit “Jeta e Re”. Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Suharekës gjatë ditës së sotme ka njoftuar se deri më tani janë vaksinuar 13 mijë […]

QKMF-Suharekë: Deri tani 13 mijë e 909 qytetarë janë vaksinuar kundër COVID-19 Foto: Ilustrim

Është duke vazhduar procesi i vaksinimit kundër COVID-19 për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Njëashtu ky proces po vazhdon edhe në Komunën e Suharekës, përkatësisht në sallën sportive të Gjimnazit “Jeta e Re”.

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Suharekës gjatë ditës së sotme ka njoftuar se deri më tani janë vaksinuar 13 mijë e 909 qytetarë.

Qytetarët suharekas po vaksinohen me llojin e vaksinës “AstraZeneca” dhe “Pfizer”.

Gjithashtu menaxhmenti i QKMF-së iu rekomandon qytetarëve që të bëjnë termine dhe të vaksinohen për të mos lejuar një valë të dytë të infektimit me COVID-19 dhe një mbyllje tjetër.

Njoftimi i plotë i QKMF-së Suharekë (pa ndërhyrje):

26.07.2021 QKMF Suharekë,

Sipas raportimeve nga Njësia e Vaksinimit dhe Imunizimit,informon qytetarët se që nga data:07.04.2021 kur edhe ka filluar procesi i vaksinimit të qytetarëve me vaksinën anti Covid-19, janë dhënë në total: 13.909 doza të vaksinës të llojit Astrazeneca dhe Phaizer, përfshirë këtu edhe rivaksinat.

Gjithashtu menaxhmenti i QKMF-së.iu rekomandon qytetareve qe te bejne termine dhe te vaksinohen per te mos lejuar nje vale te dyte te infektimit me Covid-19 dhe nje mbyllje tjeter!

QKMF Suharekë porosit të gjithë qytetaret: Mbani maskë! Mbani distancë! Mbani higjienë!