QKMF e Suharekës shpreh shqetësimin për numrin e madh të daljeve të qytetarëve pas orës 16

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Suharekë përmes një postimi në Facebook ka shprehur shqetësimin e thellë për numrin e madh të daljeve të qytetarëve pas orës 16:00.

Po ashtu QKMF e Suharekës ka bërë apel që të qëndroni në shtëpi, kjo ua shpëton jetën.

Ndër të tjerash në këtë postim QKMF u ka lutur qytetarët që të dilni vetëm për nevojat emergjente.

Postimi i plotë i QKMF së Suharekës:

QKMF Suharekë shpreh shqetësimin e thellë për numrin e madh të daljeve pas orës 16.

🔴Qëndroni në shtëpi, kjo ua shpëton jetën.
🔴Ju lutem dilni vetëm për nevojat emergjente.
🔴Respektoni distancën sociale 2m.
🔴Lani duart sa herë prekni gjëra ose dezinfektoi.

#RriNShpi