QKMF e Suharekës: Prej 4 majit vazhdohet me shërbime të vaksinimit me kapacitet të plotë

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Suharekë ka njoftuar qytetarët se me datë 04.05.2020 do të vazhdohet me shërbime të vaksinimit me kapacitet të plotë, ku do të vaksinohen edhe fëmijët e moshës 2-18 muaj.

Derisa shërbimet e imunizimit vazhdojnë me kapacitet të plotë, vëmendje të veçantë do ti kushtohet masave të parandalimit të infeksionit për të shmangur transmetimin e virusit COVID-19 gjatë ofrimit të shërbimeve të imunizimit të cilat përfshinë:
• Shmangien e grumbullimit gjatë pritjes të personave të cilët do të marrin shërbime të imunizimit.
• Shoqëruesi (të merrë pjesë vetëm një shoqërues) gjatë imunizimit për masat ndaj COVID-19, përfshirë përdorimin e higjienës gjatë frymëmarrjes dhe rëndësinë e distancimit social (mbajtja e një distance prej të paktën 1 metër nga të tjerët).
• Aty ku është e mundshme të kontaktohet motra e vaksinimit për të caktuar termine me qëllim shmangies së turmës.

Me qenëse vaksinimi i fëmijëve shkollor përkohësisht është i pamundur në shkolla, do të vazhdohet me vaksinimin e tyre kur fëmijët të kthehen në shkollë ose do të organizohet fushatë e vaksinimit të fëmijëve shkollor të mbetur pa u vaksinuar gjatë vitit shkollor 2019/20.

Faleminderit për mirëkuptimin tuaj!

RAPORTO