Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) e Suharekës ka pranuar donacion me material higjienik nga UNICEF dhe USAID.
Sipas njoftimit të kësaj qendre, ky donacion është për nevojat e QKMF, QMF dhe AMF.
Këto pako higjienike do të shërbejnë për ofrimin e shërbimeve mjekësore në kushte të përshtatshme higjienike për pacient dhe personelin shëndetësor në kuadër të masave për parandalimin e pandemisë Covid-19.
