QKMF e Suharekës pranon 558 doza të vaksinës antiCOVID, nesër fillon vaksinimi i personave mbi 65 vjeç

QKMF e Suharekës pranon 558 doza të vaksinës antiCOVID, nesër fillon vaksinimi i personave mbi 65 vjeç
Saranda Bytyçi

14.05.2021 / Suhareka

Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Besa Kuqi ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme QKMF e Suharekës është furnizuar me vaksina antiCOVID.

Sipas njoftimit të drejtoreshës kjo qendër ka pranuar 558 doza dhe vaksinimi fillon nga nesër në ora 08:00-16:00.

“Njoftohen qytetarët se prej nesër vazhdon procesi i vaksinimit kundër COVID-19 në QKMF-Suharekë, meqë sot mbasdite jemi furnizuar me 558 doza të vaksinave AntiCivid-19.

Në këtë fazë do të vaksinohen personat e grup moshave mbi 65 vjeç, sipas Kalendarit Shtetëror të Vaksinimit.Vaksinimi do të bëhet në QKMF-Suharekë edhe gjatë ditëve të vikendit nga neser datë 15 Maj dhe 16 Maj nga ora 08:00-16:00, për të vazhduar me dozat e mbetura gjatë javës së ardhshme” ka njoftuar drejtoresha Kuqi.

Kujtojmë se fillimisht të hënën arritën 3 mijë doza ta vaksinës Pfizer nga Bashkimi Evropian. Kurse të mërkurën në Kosovë arritën 38 mijë e 400 doza të vaksinës AstraZeneca përmes COVAX.

Kujtojmë se që nga mbërritja e 24,000 dozave të para të vaksinës kundër COVID19 në mars 2021, Ministria e Shëndetësisë zbatoi Planin Kombëtar të Vaksinimit, ku punonjësve shëndetësor dhe të moshuarve u dha përparësi si grupet e para për tu vaksinuar.

RAPORTO