QKMF e Suharekës ka përgatitur rreth 15 shtretër në rast të përkeqësimit të gjendjes me COVID-19

29.07.2020

Në seancën e gjashtë të rregullt të asamblesë komunale, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ndër të tjera ka folur edhe për situatën me pandeminë. Në fjalën e tij kryetari Muharremaj ka bërë të ditur se sipas të dhënave zyrtare të pacientëve me COVID-19 në komunën tonë deri më tani kemi 5 raste që…

QKMF e Suharekës ka përgatitur rreth 15 shtretër në rast të përkeqësimit të gjendjes me COVID-19

Në seancën e gjashtë të rregullt të asamblesë komunale, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ndër të tjera ka folur edhe për situatën me pandeminë.

Në fjalën e tij kryetari Muharremaj ka bërë të ditur se sipas të dhënave zyrtare të pacientëve me COVID-19 në komunën tonë deri më tani kemi 5 raste që kanë përfunduar me fatalitet, 35 raste aktive dhe 59 të shëruar.

Muharremaj gjithashtu shtuar se këto të dhëna janë zyrtare sipas IKSHPK-së duke mos llogaritur rastet tjera të cilat nuk janë identifikuar.

Ai ka shtuar se në QKMF në Suharekë është bërë gati një hapësirë me rreth 15 shtretër dhe oksigjen në rast të nevojës të rëndimit të situatës.

Sipas tij situata është serioze dhe ka apeluar tek të gjithë qytetarët të cilët po shprehin mosbesim lidhur me koronavirusin, që ta marrin situatën me seriozitet, të respektojnë vendimet e institucioneve.

Etiketat

Ofertat e fundit