QKMF e Suharekës furnizohet me insulina
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Suharekë përmes një njoftimi ka bërë të ditur se është furnizuar me insulina. Sipas njoftimit të QKMF-së furnizimi është bërë me insulinë të llojit Novomix dhe Novorapid dhe që nga sot qytetarët mund ti marrin ato. Kujtojmë se Ministria e Shëndetësisë ditë më parë kishte njoftuar se ka filluar […]
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Suharekë përmes një njoftimi ka bërë të ditur se është furnizuar me insulina.
Sipas njoftimit të QKMF-së furnizimi është bërë me insulinë të llojit Novomix dhe Novorapid dhe që nga sot qytetarët mund ti marrin ato.
Kujtojmë se Ministria e Shëndetësisë ditë më parë kishte njoftuar se ka filluar shpërndarja e insulinave në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) të Kosovës.
MSH-ja përmes një njoftimi kishte bërë të ditur se pas hapjes së rrugëve ligjore, kjo ministri ka përfunduar të gjitha procedurat për furnizimin e insulinave.