Sipas njoftimit të QKMF-së furnizimi është bërë me insulinë të llojit Novomix, Novorapid dhe Levemir. 

Qytetarët mund ti marrin ato çdo ditë pune nga ora 08:00 – 16:00 , raporton SuharekaOnline.

  1. Qytetarët duhet të kenë me vete raportin e Endokrinologut ose Internistit, dhe të jetë i pëshkruar nga mjeku familjar, dhe
  2. Njërin nga dokumentet e identifikimit.

Ndryshe janë rreth 480 qytetarë nga Komuna e Suharekës të cilët çdo muaj furnizohen me insulina në kuadër të QKMF-së.

Insulina është jetike për pacientët që vuajnë nga diabeti dhe janë të varur prej saj për të menaxhuar nivelet e sheqerit në gjak.

Ky furnizim ndihmon në përmirësimin e kujdesit shëndetësor dhe në përballimin më të lehtë të kësaj gjendjeje të rëndësishme.