QKMF e Suharekës furnizohet me insulina
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) “Rexhep Kuçi” në Suharekë ka njoftuar se është furnizuar me insulina. Sipas njoftimit të QKMF-së furnizimi është bërë me insulinë të llojit Novomix, Novorapid dhe Levemir. Çdo ditë pune nga ora 08:00 – 16:00 qytetarët mund ti marrin ato, raporton SuharekaOnline. Ndryshe janë rreth 478 qytetarë nga Komuna e […]
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) “Rexhep Kuçi” në Suharekë ka njoftuar se është furnizuar me insulina.
Sipas njoftimit të QKMF-së furnizimi është bërë me insulinë të llojit Novomix, Novorapid dhe Levemir.
Çdo ditë pune nga ora 08:00 – 16:00 qytetarët mund ti marrin ato, raporton SuharekaOnline.
Ndryshe janë rreth 478 qytetarë nga Komuna e Suharekës të cilët çdo muaj furnizohen me insulina në kuadër të QKMF-së.
Njoftimi i plotë i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë:
Të nderuar qytetarë!
Ju njoftojme se Qendra Kryesore e Mjeksisë Familjare “Rexhep Kuçi “ – Suharekë është furnizuar me insulina të llojit:
Novomix
Levemir
Nga sot, cdo ditë pune prej ores 08:00 deri 16:00 mund të shërbeheni.
Vëmendje:
Qytetarët duhet të kenë me vete raportin e Endokrinologut ose Internistit, dhe të jetë i pëshkruar nga mjeku familjar, dhe
Njërin nga dokumentet e identifikimit.
Ju faleminderit për mirëkuptim!