QKMF e Suharekës fillon vizitat mjekësore tek të zhvendosurit e Shqipërisë në Suharekë

29.11.2019

Qendra Klinike e Mjekësisë Familjare në Suharekë ka filluar vizitat mjekësore në familjet e zhvendosura nga tërmeti të cilat janë akomoduar në fshatrat e Suharekës. Bazuar në detyrat e marra nga Drejtoria e Shëndetësisë, QKMF sot ka formuar ekipet mobile për të ju gjetur afër në aspektin mjekësor të zhvendosurëve nga tërmeti, shtetas të Republikës […]

QKMF e Suharekës fillon vizitat mjekësore tek të zhvendosurit e Shqipërisë në Suharekë Foto: Ilustrim

Qendra Klinike e Mjekësisë Familjare në Suharekë ka filluar vizitat mjekësore në familjet e zhvendosura nga tërmeti të cilat janë akomoduar në fshatrat e Suharekës.

Bazuar në detyrat e marra nga Drejtoria e Shëndetësisë, QKMF sot ka formuar ekipet mobile për të ju gjetur afër në aspektin mjekësor të zhvendosurëve nga tërmeti, shtetas të Republikës së Shqipërisë të cilët janë akomoduar në fshatrat dhe qytetin e Suharekës.

Sot janë vizituar nga ekipi mjekësor një familje nëntëantarëshe në fshatin Bllacë, dhe tjetra dhjetëanëtarshe në fshatin Mushtisht.

Kujtojmë se kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj sot ka marr vendim për formimin e këshillit organizativ për t’i pritur dhe akomoduar të zhvendosurit-qytetarët nga Republika e Shqipërisë, për shkak të gjendjes së krijuar nga tërmeti.