QKMF e Suharekës: Qëndroni në shtëpi, mos shkoni musafir, mos pritni musafir

06.04.2020

Sot më 06.04.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 129 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, njëzet (20) prej tyre kanë rezultuar pozitive. Sot më 06.04.2020, është […]

QKMF e Suharekës: Qëndroni në shtëpi, mos shkoni musafir, mos pritni musafir Foto: Ilustrim

Sot më 06.04.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 129 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, njëzet (20) prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Sot më 06.04.2020, është i shëruar edhe (1) pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri me sot është njëzet e katër (24).

Rastet pozitive janë raste kontakti, pesëmbëdhjetë (15) prej të cilave janë me vendbanim në Banjë -Malishevë, dy (2 ) me vendbanim në Malishevë, një (1) me vendbanim në Bllace-Suharekë, një (1) me vendbanim në Drenas dhe një (1) me vendbanim në Prishtinë.

Ndërsa pas këtij rasti të konfirmuar me COViD-19 nga fshati Bllacë, ka reaguar edhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare e Suharekës.

Përmes një postimi në Facebook, QKMF e Suharekës ka apeluar që të qëndroni në shtëpi dhe të mos shkoni musafir e as të mos pritni musafir.

Po ashtu ka apeluar që nëse dilni të mbani maska dhe doreza, të mbani distancen sociale prej 2 metra si dhe të lani duart me ujë dhe sapun.

Baskëpunoni me Policinë e Kosovës dhe Qendrat e Mjekësisë Familjare.