Qeverisja Muharremaj me zero donacione për Bujqësinë!

03.01.2020

Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Suharekë përmes një reagimi ka shprehur shqetësimet për sektorin e bujqësisë në Suharekë. “Të nderuar qytetarë, fermer të komunës sonë, Me anë te kësaj shkrese po ju bëjmë me dije se gjatë dy viteve të qeverisjes së Bali Muharremit nuk është arritur që të fitohet asnjë grant nga donatorët […]

Qeverisja Muharremaj me zero donacione për Bujqësinë! Foto: LDK dega në Suharekë

Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Suharekë përmes një reagimi ka shprehur shqetësimet për sektorin e bujqësisë në Suharekë.

“Të nderuar qytetarë, fermer të komunës sonë, Me anë te kësaj shkrese po ju bëjmë me dije se gjatë dy viteve të qeverisjes së Bali Muharremit nuk është arritur që të fitohet asnjë grant nga donatorët në fushën e bujqësisë. Të vetmin donacon që kjo qeveri e ka fituar nga USAID-amerikan nuk ka arritur ta realizoi pasi ky projekt si synim kishte sigurimin e fidaneve të dredhëzës, e ky projekt dështoi pa filluar fare.

Po çka bëri qeverisja e Bali Muharremit në fushën e bujqësisë për dy vite?

Realizoi projektet të cilat u fituan nga qeverisja e kaluar e LDK-së në fushën e bujqësisë siç ishin: Projekti për fermerët e vegjël i financuar nga ADA-austriake, SUSI-2 i cili projekt perfundon këtë vit dhe projekti me HELP-in gjerman po ashtu i fituar nga qeverisja e kaluar e i relizuar gjatë vitit 2018.
Kjo qeveri buxhetin komunal per bujqësi e orientoi në mënyre të gabuar pasi gjatë këtyre dy viteve gjysmën e këtij buxheti e shpenzoi në rrugë fushore duke bërë që ky buxhet të mos jetë në shërbim të fermerëve por për qëllime të tjera të cilat i din vet kryetari Muharremaj.

Mjetet e mbetura të këtij buxheti për investime kapitale kjo qeverisje i ndau në projekte të ndryshme ku përfitues në të shumtën e rasteve u shpallen militant politik të AAK dhe familjar të pushtetit aktual.

Ku mbet premtimi i punësimit të disa ingjinierëve? Sa kohë punuan ata? Çka i ofruan këta fermerëve të komunës sonë? Ku dihet fakti se mbi gjysma e buxhetit u shpenzua për rrugë fushore dhe rroga. Ku mbet premtimi i kryetarit që nuk do të ketë sera 1 ari? Ku dihet fakti që gjatë dy viteve të udhëheqjes së tij ka vazhduar të shpërndaj sera nga 1 ari” thuhet në reagimin e LDK’s.