LDK Qeverisja Muharremaj vazhdon me degradimin e arsimit në Suharekë

Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Suharekë ka shprehur shqetësimet lidhur me politizimin e arsimit në Komunën e Suharekës. Sipas LDK-së këto janë shkelje të rënda ligjore të cilat e dëmtojnë rëndë cilësinë në arsim. Andaj kërkojmë nga Inspektorati i Arsimit, që në mënyrë profesionale t’i shqyrtoi këto raste.

” 1. Ndërrimi i drejtorëve vetëm për motive politike i ka kushtuar Mimoza Kuqit jo vetëm me largim nga drejtoresha e shkollës “Shkëndija”, por nga 1 dhjetori mbetet pa punë.

2. Premtimi për plotësimin e normave të mësimdhënësve del të jetë vetëm propagandë politike.
Ka shumë mësimdhënës që kanë bërë kërkesa me shkrim për plotësim norme, e të njejtat nuk janë plotësuar. Në shkollën profesionale “Abdyl Ramaj” shpallet konkurs për lëndën e Kimisë, kur kemi mësimdhënës të kësaj lënde pa normë. Sikundër edhe në shkollën “Dituria” në Samadrexhë; mësimdhënësi Sejdi Morina sistemohet për 10 orë, ndërsa 6 orë të tjera shpallën padrejtësisht në konkurs dhe pastaj pranohet kandidati i preferuar i kryetarit Muharremaj.
3. Një mësimdhënës nga shkolla “Ramë Bllaca” edhe pse ka bërë kërkesë për sistemim nga kjo shkollë në shkollën “28 Nëntori” në Doberdelan ( Për faktin se jeton në Doberdelan dhe paraprakisht atje kishte punuar për rreth 14 vite) nuk pranohet kërkesa e tij me të vetmin qëllim sistemimin e një të sapo diplomuari i cili ishte i preferuari i kryetarit Muharremaj. Këto praktika janë duke ndodhur në shumicën e shkollave të komunës sonë.

4. Në shkollën Profesionale “Abdyl Ramaj”në Shirokë ka shkelje ligjore me zgjedhjen e zëvendës drejtorit : Sipas ligjit për arsim profesional drejtori dhe zëvendës drejtori duhet të jen te kualifikuar ne Profile profesionale ( ndërsa është zgjedhur kimist i profilit arsimor). Sipas UA të MASHT shkolla që ka me shumë se 1000 nxënës duhet të ketë zëvndësdrejtor. Ndërsa SH.M.P “Abdyl Ramaj “ këtë vit ka 600 nxënës, me tendencë zvogëlimi.

LDK – dega në Suharekë, vlerëson se këto janë shkelje të rënda ligjore të cilat e dëmtojnë rëndë cilësinë në arsim. Andaj kërkojmë nga Inspektorati i Arsimit, që në mënyrë profesionale t’i shqyrtoi këto raste” thuhet në reagimin e LDK-së.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.