PDK Qeverisja Muharremaj dështon me projekte të improvizuara

Partia Demokratike e Kosovës dega në Therandë ka reaguar për rrethrrotullimin afër shkollës fillore “ Destan Bajraktari “ ku sipas partie me këtë projekt tregohet dështimi i qeverisjes Muharremaj.

“Edhe një herë tregohet dështimi i qeverisjes Muharremaj me këtë projekt të improvizuar të quajtur rrethrrotullim!

Me të vërtet nuk duam t’a cënojmë të drejtën e askujt për të punuar, por edhe mos t’a vëmë në dyshim profesionin e inxhinierëve rrugorë të cilët janë pjesë e këtyre projekteve infrastrukturore rrugore të Komunës sonë, se sa për profesionalizëm as që bëhet fjalë, sepse tregon gjendja jo e mirë në teren, duke punuar të njejtin projekt brenda javës dy herë.

Çështja e rrethrrotullimit për ballë shkollës fillore “ Destan Bajraktari “, hap dilema se organet përgjegjëse për përmirësimin e kushteve të çarkullimit rrugorë po bëhen edhe më të vështira, duke mos i kryer punët sipas standardeve dhe sipas rregullave.

Çfarë funksioni kryen dhe kujt i shërben ky rrethrrotullim, ku fare nuk përfillet nga automjetet?

Se ky projekt nuk ka fare fazë tenderuese, tregon më së miri edhe kompania gjatë kryerjes së punimeve duke mos vendosur asnjë pllakë informuese” thuhet në reagimin e PDK-së.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.