Qeveria voton pro përdorimit të ish-kampit “Casablanka” – Damper nga MM dhe FSK-ja

24.01.2024

Qeveria ka votuar pro propozim-vendimit preliminar për shpronësim për interes publik të provave të paluajtshme ish-shoqërore P.Sh. IBK “Ballkan”, Njësia Damper, (ish-kampi “Casablanka”.) Kjo në mbledhje të qeverisë u propozua nga ministri i Infrastrukrutës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu. Sipas tij, kjo pronë do të përdoret për nevoja të Ministrisë së Mbrotjes dhe Forcës […]

Qeveria voton pro përdorimit të ish-kampit “Casablanka” – Damper nga MM dhe FSK-ja Foto: Njësia Damper, credits: Hallka - Herolind Bytyçi

Qeveria ka votuar pro propozim-vendimit preliminar për shpronësim për interes publik të provave të paluajtshme ish-shoqërore P.Sh. IBK “Ballkan”, Njësia Damper, (ish-kampi “Casablanka”.)

Kjo në mbledhje të qeverisë u propozua nga ministri i Infrastrukrutës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu.

Sipas tij, kjo pronë do të përdoret për nevoja të Ministrisë së Mbrotjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Në mbledhjen e sotshme të Qeverisë, miratuam vendimin preliminar për interes publik për shpronësimin e pronës së paluajtshme ish-shoqërore “Ballkan” Njësia Damper, për nevoja të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës” ka njoftuar ministri Aliu.

Duke qenë se Damperi është aseti kryesor i Fabrikës së Ballkanit dhe punëtorët e Ballkanit me vite të tëra presin kthimin e borxhit ndaj tyre nga institucionet shtetërore, me anë të këtij vendimi do të mundësohet edhe kompensimi i të drejtave të tyre.

Pas miratimit të Vendimit Nr.02/175 të datës 29.11.2023, Departamenti i Shpronësimit me datë 18.12.2023, ka mbajtur Dëgjimin Publik në Komunën e Suharekës me pronarët e pronave konform Ligjit për Shpronësim dhe ka trajtuar të gjitha kërkesat dhe ankesat e pronarëve dhe pas plotësimit të kushteve të parapara kemi marrë Vendimin për miratimin e Vendimit Preliminar për shpronësimin për interes publik të pronave të paluajtshme të Njësisë Damper.