Qeveria sot shqyrton propozim-vendimin për shpronësimin e objekteve në Mushtisht dhe Studençan

Sot, Qeveria e Kosovës duke filluar nga ora 15:00 do të mbajë mbledhjen e rregullt, në të cilën pritet të diskutohen 12 pika të rendit të ditës.

Në mbledhjen e 29-të me radhë, ndër të tjera, do të shqyrtohet Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare IPA 2019, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Gjithashtu në këtë mbledhje do të shqyrtohet propozim-vendimi preliminar për shpronësim të objekteve të cilat menaxhohen nga AKP në fshatin Mushtisht dhe në Studençan, shkruan SuharekaOnline.

Në fshatin Mushtisht këto objekte preken nga projekti ndërtimi i parkut që do të shërbejë për amfiteatrin, ndërsa në fshatin Studençan ndërtimi i “Çerdhes dhe këndit për të moshuar”.

Ky propozim-vendim vjen nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit që udhëhiqet nga ish-kryetari i Suharekës, tashmë ministër i këtij resorti, Blerim Kuqi.

Egzon Sadikaj nga Sopija është diagnostifikuar me kancer dhe ka nevojë për ndihmën tuaj

Të nderuar njerëz të vullnetit të mirë, i riu Egzon Sadikaj nga fshati Sopijë e Suharekës është diagnostifikuar me kancer. Shërimi i tij kërkon trajtim jashtë shtetit të Kosovës.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.