Qeveria nuk ndau mjete për Suharekën, Muharremaj premton 10 milionë euro investime në vitin 2022

20.12.2021

Me 65 vota pro Kuvendi i Kosovës ka miratuar buxhetin prej 2.7 miliardë eurosh. Në buxhetin për vitin 2022 janë të përfshira 10 projekte të cilat prekin Komunën e Suharekës për të cilat ende nuk ka ndarje buxhetore, por vetëm vazhdim nga viti 2021. Pavarësisht që nuk ka ndarje buxhetore për Komunën e Suharekës, i […]

Qeveria nuk ndau mjete për Suharekën, Muharremaj premton 10 milionë euro investime në vitin 2022 Foto: Ilustrim

Me 65 vota pro Kuvendi i Kosovës ka miratuar buxhetin prej 2.7 miliardë eurosh.

Në buxhetin për vitin 2022 janë të përfshira 10 projekte të cilat prekin Komunën e Suharekës për të cilat ende nuk ka ndarje buxhetore, por vetëm vazhdim nga viti 2021.

Pavarësisht që nuk ka ndarje buxhetore për Komunën e Suharekës, i pari i saj Bali Muharremaj ka premtuar që në vitin 2022 do të investohen 10 milionë euro.

I ftuar në emisionin “Radar”, Muharremaj ka thënë se nuk është me rëndësi se si dhe në çfarë forme do të sigurohen mjetet, në vitin 2022 do të investohen 10 milionë euro në Komunën e Suharekës.

Ndryshe Kuvendi Komunal në Suharekë ka thirrur mbledhjen e radhës për datën 24 dhjetor ku në rend dite është edhe shqyrtimi i projekt-vendimit për miratimin e të hyrave e të dalurave të buxhetit të Komunës së Suharekës për vitin 2022.