Qeveria ndan mbi 1 milion euro për bujqit të cilët u dëmtuan në Suharekë

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, u miratua propozim-vendimi i ministrit të Bujqësisë, Besian Mustafa, për ndarjen 1,87 milion euro për bujqit e Suharekës të cilët u dëmtuan nga fatkeqësitë natyrore.

“Kërkojmë që të kompenzohen dëmet për periudhën 6 mujore, janar-qershor për bujqit e dëmtuar në Komunën e Suharekës me 1,87 milionë euro”, tha ministri Mustafa.

Pika e 7 e rendit të ditës ishte shqyrtimi i propozim-vendimit për ndarjen e mjeteve financiare për kompensimin e dëmeve të shkaktuara në ekonomitë bujqësore nga fatkeqësitë natyrore elementare në Komunën e Suharekës./

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.