Qeveria Hoti në rishikimin e buxhetit planifikon 275 mijë për “Sheshin e Qytetit” në Suharekë për vitin 2020

10.07.2020

Në seancën e katërt të rregullt të Kuvendit Komunal të Suharekës të mbajtur më 29 maj në pikën e pestë të rendit të ditës është diskutuar gjithashtu edhe për procesin e ndërtimit të “Sheshit të Qytetit”. Asokohe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, në përgjigjet e tij ndaj asambleistëve të Suharekës, kishte thënë se […]

Qeveria Hoti në rishikimin e buxhetit planifikon 275 mijë për “Sheshin e Qytetit” në Suharekë për vitin 2020 Foto: Ilustrim

Në seancën e katërt të rregullt të Kuvendit Komunal të Suharekës të mbajtur më 29 maj në pikën e pestë të rendit të ditës është diskutuar gjithashtu edhe për procesin e ndërtimit të “Sheshit të Qytetit”.

Asokohe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, në përgjigjet e tij ndaj asambleistëve të Suharekës, kishte thënë se Qeveria Kurti ndau 850 mijë euro më pak për “Sheshin e Qytetit” në Suharekë për vitin 2020.

Muharremaj kishte bërë të ditur se është krijuar një situatë tjetër me ardhjen e qeverisë Kurti e cila në buxhetin e këtij viti i ka hjekur 850 mijë euro të parapara për “Sheshin e Qytetit” në Suharekë.

Sipas kryetarit Muharremaj nga 1 milion euro që ishin të parapa për ndërtimin e sheshit për vitin 2020, qeveria në buxhetin e këtij viti i ka ndarë vetëm 150 mijë euro dhe tani ne duhet të gjejmë fonde shtesë.

“Nuk besoj që dikush është i interesuar ti zhagojë punimet por me ardhjen e qeverisë së re në buxhetin e planifikuar për këtë vit i kemi 850 mijë euro më pak” ka thënë Muharremaj.

Për dallim nga Qeveria Kurti e cila kishte planifikuar të ndante 150 mijë euro, në rishikimin që pritet ti bëhet buxhetit nga Qeveria Hoti, planifikohet që për “Sheshin e Qytetit” në Suharekë të ndahen 275 mijë euro.

Gjithashtu në rishikimin e buxhetit për “Sheshin e Qytetit” për vitin 2021 dhe vitin 2020 ka planifikuar të ndajë nga 500 mijë euro.