Qeveria e Kosovës shqyrton miratimin e buxhetit të Komunës së Suharekës

23.03.2022

14:00 Miratohet buxheti i Komunës së Suharekës nga Qeveria e Kosovës Qeveria ka mbajtur mbledhjen e rregullt të saj në të cilën janë miratuar në total 28 vendime prej të cilave katër projektligje, dy udhëzime administrative, shtatë nisma për lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare, dhe dy raporte. Në kuadër të këtyre vendimeve, Qeveria ka miratuar buxhetet […]

Qeveria e Kosovës shqyrton miratimin e buxhetit të Komunës së Suharekës Foto: Ilustrim

14:00 Miratohet buxheti i Komunës së Suharekës nga Qeveria e Kosovës

Qeveria ka mbajtur mbledhjen e rregullt të saj në të cilën janë miratuar në total 28 vendime prej të cilave katër projektligje, dy udhëzime administrative, shtatë nisma për lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare, dhe dy raporte.

Në kuadër të këtyre vendimeve, Qeveria ka miratuar buxhetet për vitin 2022 të komunave: Suharekë, Gjakovë, Prizren, Malishevë, Vushtrri, Mitrovicë dhe Podujevë, pas miratimit me vonesë nga ana e kuvendeve të komunave përkatëse.

Në rend dite janë 31 pika, ku ndër to është edhe Shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndarjen e mjeteve buxhetore në emër të dërgimit të kontingjentit të parë të ndihmave humanitare nga Republika e Kosovës për popullin e Ukrainës, viktimë e agresionit rus.

Kurse, në pikën e 25-të të rendit të ditës ekzekutivi do të shqyrtojë miratimin e buxhetit të shtatë komunave, përfshirë këtu edhe Komunën e Suharekës.

Ndryshe Kuvendi Komunal në Suharekë më 24 dhjetor 2021 pas diskutimeve me 19 vota pro dhe 9 kundër ka miratuar buxhetin për vitin fiskal 2022.