Qendra e Mjekësisë Familjare në Mushtisht bëhet me autoambulancë

01.07.2020

Qytetarët e fshatit Mushtisht dhe të tjerët që mund të marrin shërbime nga Qendra e Mjekësisë Familjare në këtë fshat, nga sot e tutje shërbimin dhe intervenimin nga kjo qendër do të kenë edhe më të shpejtë, për faktin se nga sot QMF e Mushtishtit do ta ketë autoambulancën e vet. Kështu ka bërë të […]

Qendra e Mjekësisë Familjare në Mushtisht bëhet me autoambulancë Foto: Ilustrim

Qytetarët e fshatit Mushtisht dhe të tjerët që mund të marrin shërbime nga Qendra e Mjekësisë Familjare në këtë fshat, nga sot e tutje shërbimin dhe intervenimin nga kjo qendër do të kenë edhe më të shpejtë, për faktin se nga sot QMF e Mushtishtit do ta ketë autoambulancën e vet.

Kështu ka bërë të ditur ushtruesi i detyrës së drejtorit të QKMF-së në Suharekë, Dr.Arbër Zenelaj.

“Ky institucion publik shëndetësor, i cili qëllim kryesor ka promovimin, ruajtjen dhe përmirësimin e shëndetit të popullatës, nga sot do ta ketë autoambulancën e vet” ka thënë Zenelaj.

Gjithashtu ky është edhe një hap për përmirësimin e gjendjes shëndetësore të popullatës, përmes rritjes së vazhdueshme të cilësisë dhe sigurisë së shërbimeve shëndetësore, si dhe kosto-efektivitetit në të gjitha njësitë organizative të QKMF-së, është shprehur ai.

Duke marr parasysh që Mushtishti ka një numër të madh të banorëve, autoamulanca do të jetë në dispozicion me qëllim që kjo qendër të ofrojë shërbime shëndetësore edhe më cilësore, të sigurta dhe të shpejta.