Që nga mocioni ndaj Qerverisë Kurti, në LVV-në e Suharekës janë anëtarësuar mbi 200 qytetarë

Që nga data 25 mars kur edhe ka kaluar me sukses mocioni ndaj Qeverisë Kurti e deri më 25 numri i kërkesave për anëtarësim në LVV është rritur.

Kështu të pakën thonë nga Lëvizja Vetëvendosje dega në Suharekë. Arbër Kabashi, aktivist i LVV-së ka treguar se brenda 1 muaji LVV në Suharekë ka regjistruar online mbi 200 anëtarë.

“Mocioni i PLAN-it për mosbesim ndaj Qeverisë Kurti, u kthye në mosbesim të qytetarëve ndaj këtyre të parëve.

Lëvizja tash e sa kohë është në rritje, por pas votimit të mocionit nga deputetët e PLAN-it, nga data 25 mars e deri më 25 prill, në Lëvizjen VETËVENDOSJE! Qendra Therandë u anëtarësuan mbi 200 qytetarë përmes aplikimit online.

Kjo e dëshmon atë që tashmë të gjitha sondazhet dhe matjet e opinionit publik po konstatojnë: qytetarët duan ndryshim, dhe ndryshimin e shohin vetëm tek Lëvizja VETËVENDOSJE!.

Prandaj, për ata që e inicuan mocionin e mosbesimit, zgjedhjet janë të papranueshme” ka bërë të ditur Kabashi.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.