Që nga fillimi i vitit deri më sot, 20 raste të dhunës në familje në Suharekë

22.04.2021

Të dhënat tregojnë se shkalla e dhunës në familje në katër mujorin e parë në Suharekë është rritur ndjeshëm, ku vetëm nga Janari 2021 deri sot (22.04.2021) janë raportuar gjithsej 20 raste të kësaj dukurie. Sipas organizatës joqeveritare “SixBits” e cila merret me barazi gjinore kjo dukuri mbetet shqetësuese pavarësisht fushatave për barazi gjinore të […]

Që nga fillimi i vitit deri më sot, 20 raste të dhunës në familje në Suharekë Foto: Ilustrim

Të dhënat tregojnë se shkalla e dhunës në familje në katër mujorin e parë në Suharekë është rritur ndjeshëm, ku vetëm nga Janari 2021 deri sot (22.04.2021) janë raportuar gjithsej 20 raste të kësaj dukurie.

Sipas organizatës joqeveritare “SixBits” e cila merret me barazi gjinore kjo dukuri mbetet shqetësuese pavarësisht fushatave për barazi gjinore të cilat kanë synuar partneritetin mes burrave dhe grave në shoqëri, ndërgjegjësimin e brezave të rinj mbi rëndësinë e të qenurit të gjithë së bashku për luftimin e fenomeneve të tilla si dhuna me bazë gjinore.

Gjithashtu kjo organizatë vlerëson se dhuna mund të luftohet vetëm përmes promovimit të barazisë gjinore në shoqëri, komunitet dhe familje.

“Dhuna në familje është një nga abuzimet më të këqija, ajo shkatërron familjet, dëmton fëmijët dhe ka efekt të vrazhdë në mbarë shoqërinë andaj ne si shoqëri duhet të bëjmë çmos që ta parandalojmë atë dhe të ndihmojmë viktimat” thuhet në reagimin e kësaj organizate.

Sipas të dhënave të OJQ “SixBits” që nga fillimi i vitit deri më sot janë raportuar 20 raste të dhunës në familje: 2 në Janar, 8 në Shkurt, 5 në Mars dhe 5 në Prill.

Përgjatë viteve është punuar që këto femra të gjejnë mbështetje në institucionet shtetërore. Në qytetin e Prizrenit tashmë gjendet një qendër në të cilën strehohen të gjitha femrat e rajonit të cilat janë viktima të dhunës në familje.

Ditë më parë nënkryetarja e Komunës së Suharekës, Mihrije Suka e cila është anëtare e kësaj qendre strehuese në një intervistë për SuharekaOnline ka treguar se gjatë vitit të kaluar numri i rasteve të dhunës në familje fatkeqësisht ka shënuar rritje, duke shtuar se në rritjen e këtyre rasteve ka ndikuar edhe koha kur kemi qenë të izoluar nga pandemia COVID-19.

Suka bëri të ditur se gjatë vitit 2020 në qendrën strehimore në Prizren janë strehuar 4 gra nga Komuna e Suharekës, ndërsa në këta tre muajt e parë të këtij viti nuk është strehuar asnjë femër nga kjo komunë.