Që nga dhjetori QKMF e Suharekës mbetet pa insulina
Qytetarët e Suharekës të cilët kanë nevojë për insulinë duhet që të trokasin dyerve të barnatoreve për të blerë ato, pasi që Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare nuk është furnizuar me insulinë që nga fillimi i dhjetorit 2020. Në lidhje me këtë SuharekaOnline ka kontaktuar drejtoreshën e Shëndetësisë në Komunën e Suharekës, Besa Kuqi. Ajo […]
Qytetarët e Suharekës të cilët kanë nevojë për insulinë duhet që të trokasin dyerve të barnatoreve për të blerë ato, pasi që Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare nuk është furnizuar me insulinë që nga fillimi i dhjetorit 2020.
Në lidhje me këtë SuharekaOnline ka kontaktuar drejtoreshën e Shëndetësisë në Komunën e Suharekës, Besa Kuqi.
Ajo thotë se që nga dhjetori tre herë kanë bërë këkesë urgjente në Ministrin e Shëndetësisë pasiqë janë në mungesë të insulinave, mirëpo nga e njëjta ende nuk janë furnizuar.
“Kemi bërë kërkesa urgjente të vazhdueshme për furnizim me insulinë në Ministrinë e Shëndetësisë dhe ende jemi në pritje”, tregon ajo.
Ndërsa një qytetar i cili është përdorues i insulinës, thotë se ka mbi pesë herë që shkon në QKMF në fillim të muajit për të marr insulinat mirëpo ka mungesë.
“Po kalon muaji i dytë dhe jemi në mungesë të insulinës, nuk e di cka është në pyetje. Po më duhet me ble”, tha qytetari.
Ai tutje tregon se po detyrohen që këtë insulinë të blejnë nëpër barnatore.
“Po duhet me i ble në barnatore, unë përdori insulinë dy herë në ditë”, tha ai.