Që dritat të punojnë edhe gjatë ditës, në Sallagrazhdë i mbulojnë senzorët e ndriçimit publik

14.08.2020

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, përmes një reagimi ka shprehur shqetësimet e tij lidhur me tentimin e qytetarëve të pandërgjegjshëm për krijimin e opinionit të gabuar. Sipas Muharremajt në fshatin Sallagrazhdë dikush qëllimisht ka tentuar të provojë një dështim të një investimi të qëlluar. Ndodhë edhe kjo. Që një investim të qëlluar të […]

Që dritat të punojnë edhe gjatë ditës, në Sallagrazhdë i mbulojnë senzorët e ndriçimit publik Foto: Ilustrim

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, përmes një reagimi ka shprehur shqetësimet e tij lidhur me tentimin e qytetarëve të pandërgjegjshëm për krijimin e opinionit të gabuar.

Sipas Muharremajt në fshatin Sallagrazhdë dikush qëllimisht ka tentuar të provojë një dështim të një investimi të qëlluar.

Ndodhë edhe kjo. Që një investim të qëlluar të provojnë ta modifikojnë si dështim. Dikush qëllimisht në fshatin Sallagrazhdë, është munduar ti mbuloj senzorët që ndriqimi të duket ditën. Dhe më pas ta proklamojnë si dështim të ndriqimit publik.

Gjithashtu Muharremaj i ka ftuar institucionet përgjegjëse të policisë ta hetojnë rastin.