Që dy javë asnjë i infektuar me COVID-19 në Suharekë

09.06.2021

Numri i të infektuarve me COVID-19 javëve të fundit në Kosovë ka shënuar rënie të dukshme, duke krahasuar me muajt e kaluar. Numër i vogël i të infektuarve me këtë virus gjatë muajit të kaluar janë regjistruar edhe në Komunën e Suharekës. Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga raportimet ditore të IKSHPK-së, […]

Që dy javë asnjë i infektuar me COVID-19 në Suharekë Foto: Ilustrim

Numri i të infektuarve me COVID-19 javëve të fundit në Kosovë ka shënuar rënie të dukshme, duke krahasuar me muajt e kaluar.

Numër i vogël i të infektuarve me këtë virus gjatë muajit të kaluar janë regjistruar edhe në Komunën e Suharekës.

Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga raportimet ditore të IKSHPK-së, ku që 14 ditë radhazi nuk është regjistuar asnjë i infektuar me COVID-19 në Suharekë.

Gjatë ditës së sotme u konfirmuan 21 raste pozitive, fatmirësisht asnjë rast nuk u regjistrua në Komunën e Suharekës.

Në ditët e fundit të muajit maj dhe në fillim të muajit qershor e deri më tani ende nuk është raportuar asnjë rast pozitiv me COVID-19 dhe asnjë rast i vdekjes me këtë virus në Komunën e Suharekës.

Një gjë e tillë bënë që të kuptohet se është duke pasur efekt në rënien e numrit të të infektuarve, vaksinimi kundër COVID-19 si dhe masat adekuate për parandalimin dhe përhapjen e pandemisë.