PDK: Pushteti lokal dhe ai qendrorë po neglizhojnë problemin e kanalizimit në Zonën Industriale

20.08.2020

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Suharekë, ka reaguar me anë të një postim në facebook, ku shprehën shqetësim për të gjitha bizneset në Zonën Ekonomike Industriale në Shirokë. PDK në Suharekë ndan shqetësimin me të gjitha bizneset në Zonën Ekonomike Indistriale në Shirokë. Edhe më tutje, zona industriale në Shirokë mbetet zona më funksionale […]

PDK: Pushteti lokal dhe ai qendrorë po neglizhojnë problemin e kanalizimit në Zonën Industriale Foto: Ilustrim

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Suharekë, ka reaguar me anë të një postim në facebook, ku shprehën shqetësim për të gjitha bizneset në Zonën Ekonomike Industriale në Shirokë.

PDK në Suharekë ndan shqetësimin me të gjitha bizneset në Zonën Ekonomike Indistriale në Shirokë.

Edhe më tutje, zona industriale në Shirokë mbetet zona më funksionale dhe më e shfrytëzueshme nga bizneset e Komunës sonë dhe më gjerë.

Mirpo, bizneset që operojnë në atë zonë, që një kohë të gjatë përballen me problemin e funksionalizimit të kanalizimit, ku edhe më tutje mbetet shqetësimi kryesor.

Pushteti lokal, disa herë në bashkëpunim me Pushtetin Qendrorë, premtuan në zgjidhjen e shumë problemeve që përballen bizneset në zonë, por, që një kohë të gjatë, e kanë neglizhuar zgjidhjen e këtij problemi të kanalizimit.

Kjo u theksua edhe sot, nga shumë biznese, me viziten e zv. Kryeministres Albulena Balaj- Halimi dhe ministrit të tregtisë Vesel Krasniqi, të cilët nuk ofruan ndonjë zgjidhje dhe ishin të pa vendosur në përgjigjjen që dhanë në finalizimin e këtij problemi.

Si duket, më shumë ishin të interesuar të fotografohen dhe të ekspozohen, kinse po ofrojmë zgjidhje.