Punuan pas orës 22:00, Policia e Suharekës dënon pronarin dhe 21 persona në një lokal video-lojërash

Punuan pas orës 22:00, Policia e Suharekës dënon pronarin dhe 21 persona në një lokal video-lojërash
Eurolinda Zenelaj

13.03.2021 / Suhareka

Policia e Kosovës në Suharekë në mbrëmjen e së premtës ka gjobitur 22 persona të cilët nuk kishin respektuar masat anti-COVID.

SuharekaOnline ka mësuar se në mbrëmjen e së premtës, rreth orës 23:40, Policia e Suharekës gjatë inspektimit të lokaleve për respektimin e masave anti-COVID, në një lokal video-lojërash ka hasur në një grup personash të cilët kanë shkelur ligjin anti-COVID dhe se të njëjtit janë gjobitur nga Policia e Suharekës.

Lajmin për SuharekaOnline e ka konfirmuar edhe komandanti i Policisë në Suharekë, kapiteni Afrim Sylaj, i cili ka thënë se policia në bazë të ligjit anti-COVID ka gjobitur rreth 21 persona të cilët kanë qenë brenda në lokalin e video-lojërave dhe pronarin.

Policia e Kosovës në Suharekë gjithashtu ka apeluar të gjithë qytetarët dhe pronarët e bizneseve të ndryshme që të respektojnë rregullat e vendosura nga institucionet shtetërore kundër pandemisë COVID-19, sepse nuk do të tolerohen asnjë, masat kufizuese të cilat janë në fuqi duhet të respektohen nga të gjithë për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve.

Rikujtojmë se masat kufizuese për Komunën e Suharekës janë:

  1. Operatorëve ekonomik iu lejohet puna nga 05:00 deri në 22:00.
  2. Qendrat tregtare lejohen të punojnë 05:00 deri në 22:00
  3. Shërbimet e Hotelerisë dhe Gastronomisë lejohen të punojnë 05:00 deri në 22:00, ndërkaq pas orës 22:00 punojnë me shërbim ”merre me vete” dhe ”porosi me dërgesë”.
  4. Të gjitha institucione publike dhe ato private këshillohet të reduktojnë stafin bazuar sspecifikat e tyre dhe ”Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19.
  5. Transporti publik lejohet të punojë duke shfrytëzuar deri në 50% të kapaciteteve.
  6. Taksistët lejohet të punojnë me një pasagjer deri në 3 nëse janë anëtar të familjes.
  7. Institucionet vartëse të MKRS dhe komunave (teatort, biblioteka, filarmonia, galeria, ansamblet, baleti, kinematë, qendrt rinore, muzetë, etj) lejohet të punojnë deri në ora 22:00, duke shfrytëzuar sallat apo objektet e tyre të punës deri në 40%.
  8. Lejohen fitneset dhe pishinat e mbyllura për aktivitete individuale rekreative, duke shfrytëzuar deri në 40% të hapësirave/sipërfaqeve.
  9. Lejohen aktivitetet sportive në hapësira të hapura dhe mbyllura, ku gjatë stërvitjeve lejohen deri në 20 persona, ndërsa gjatë garave deri në 50 persona.
RAPORTO