Punimet po vazhdojnë në Kompleksin e Dëshmorëve në Grykën e Carralevës – Greiqevc

Punimet kanë filluar në Kompleksin e Dëshmorëve në Grykën e Carralevës – Greiqevc, kështu ka bërë të ditur Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muhrremaj.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se punimet po vazhdojnë në Kompleksin e Dëshmorëve në Grykën e Carralevës.

Po ashtu Kryetari Muharremaj ka thënë se angazhimi institucional nuk do të mungoj për kujdesin ndaj atyre që dhanë shumë për atdheun.