Punime në “Sheshin e Qytetit”, të premten Suhareka mbetet 12 orë në terr

02.12.2020

KEDS ka njoftuar për vendet që do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike ditën e premte, më 4 dhjetor 2020. KEDS përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se se disa vende në Komunën e Suharekës do të mbesin pa furnizim me energji elektrike, shkruan SuharekaOnline. Nga TS 110/35/10 kV Theranda do të ndërprehet:Dalja […]

Punime në “Sheshin e Qytetit”, të premten Suhareka mbetet 12 orë në terr Foto: Ilustrim

KEDS ka njoftuar për vendet që do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike ditën e premte, më 4 dhjetor 2020.

KEDS përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se se disa vende në Komunën e Suharekës do të mbesin pa furnizim me energji elektrike, shkruan SuharekaOnline.

Nga TS 110/35/10 kV Theranda do të ndërprehet:
Dalja 10 kV Rr.Reçanit (kodi: 32000005) prej orës 08:00 deri në ora 20:00

Vendet: pjesët periferike të Therandës (rr.Reçani); Banesat e Benafit, Banesat e Inxhinieringut, Banesat te Viva, lagjja Hoxha I dhe II.

Arsyeja: Punimi i lidhëseve dhe energjizimi i kabllove të reja në kuadër të projektit Sheshi Suharekë.