Punime në “Sheshin e Qytetit”, të hënën Suhareka mbetet 12 orë pa rrymë

29.11.2020

KEDS ditë më parë kishte njoftuar se në Suharekë më 28 nëntor (2020) do të ketë ndërprerje të energjisë deri në 12 orë. Mirëpo këto punime janë shtyer për datën 30 nëntor, sipas një njoftimi të KEDS, përcjellë SuharekaOnline. Sipas njoftimit bëhet e ditur se të hënën nga ora 08:00 deri në ora 20:00 Suhareka do […]

Punime në “Sheshin e Qytetit”, të hënën Suhareka mbetet 12 orë pa rrymë Foto: Ilustrim

KEDS ditë më parë kishte njoftuar se në Suharekë më 28 nëntor (2020) do të ketë ndërprerje të energjisë deri në 12 orë.

Mirëpo këto punime janë shtyer për datën 30 nëntor, sipas një njoftimi të KEDS, përcjellë SuharekaOnline.

Sipas njoftimit bëhet e ditur se të hënën nga ora 08:00 deri në ora 20:00 Suhareka do të ketë ndërprerje të energjisë elektrimi për shkak të punimit të lidhëseve dhe energjizimit të kabllove të reja në kuadër të projektit Sheshi Suharekë.

Dalja 10 kV Theranda  (kodi: 32000016) prej ores  08:00  – 20:00
Vendet: Rrugët: 560 Brigada 123, 563 Nëna Terezë, 570 Mulla Nura (një pjesë), 571 Garibaldi, 580 Vinston Çreçili (një pjesë), 582 Ismail Qemali, 583 Endrit Kavaja, 594 Hajdin Berisha, 595 Enver Bytyqi, Qendra Zejtare dhe një pjesë e Therandës. Dalja 10 kV Reshtani (kodi: 32000017) prej orës  08:00 – 20:00
Vendet: Rrugët: 560 Brigada 123 (një pjesë), 561 Skënderbeu, 562 Milit Kryeziu, 563 Nëna Terezë (një pjesë), 570 Mulla Nura (një pjesë), 571 Garibaldi, 573 Kenan Halimi, 574 Zekë Bajraktari (një pjesë), 575 Xhavit Bajraktari (një pjesë), 597 Migjeni, Skënderbeu si dhe një pjesë e Reshtanit dhe Therandës.