Suhareka

Punëtorët e pastrimit nuk ndalen, pastrojnë rrugën Duhël-Suharekë

Kryetari i Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj, sot ka filluar ditën së bashku më punëtorët të cilët përkujdesen për ambientin e territorit të Komunës sonë.

Kryetari Muharremaj, ka bërë me dije se autoritetet përgjegjëse në këtë komunë kanë filluar ta bëjnë pastrimin e rrugës nga fshati Duhël në drejtim të Suharekës, e cila kjo rrugë ka qenë e mbushur me mbeturina.

“Çdo ditë dhe secilen periudhe kohore, ne nuk do të ndalemi për pastrimin e ambientit”, ka thënë Muharremaj.

Po ashtu, Muharremaj ka kërkuar me sinqeritetin më të madh, sidomos nga ata që udhëtojnë në këtë destinacion, të mos hudhin mbeturina.

Sipas Kryetarit të Suharekës, me punë dhe me angazhim së bashku, mund ta realizojmë qëllimin tonë të përbashkët si Komuna më e pastër në Kosovë.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.